Punëtoria “ÇFARË PËSHPËRITËN ATA, NË RRUGËN E TYRE DREJT TË PANJOHURËS?”

Më 21 tetor 2025, në Reporting House u mbajt punëtoria “ÇFARË PËSHPËRITËN ATA, NË RRUGËN E TYRE DREJT TË PANJOHURËS?”, e udhëhequr nga artisti Vullnet Jakupi.

Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj e të reja plot energji, kureshtje dhe dëshirë për të mësuar, të cilët përmes artit dhe bashkëbisedimit reflektuan mbi historinë e shkollave-shtëpi të viteve të ’90-ta në Kosovë. Përmes praktikës artistike, pjesëmarrësit sollën në jetë kujtimet e një kohe kur mësimi ishte një akt guximi dhe qëndrese.

Punëtoria u shndërrua në një hapësirë kreative bashkëpunimi dhe reflektimi, ku pjesëmarrësit realizuan punime artistike me shumë entuziazëm, duke krijuar një urë komunikimi mes brezave dhe duke rikujtuar rëndësinë e kujtesës kolektive dhe rezistencës së asaj kohe.