Më 20 dhjetor 2025, në Reporting House u prezantua hulumtimi “Kujtesa përballë Harresës”, i cili trajton përvojat e mbi 300 personave të dëbuar nga Kosova gjatë eksodit të vitit 1999.
Profesori i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shemsi Krasniqi, ndau rezultatet e hulumtimit të realizuar përgjatë 15 viteve në bashkëpunim me studentët e Departamentit të Sociologjisë. Hulumtimi dokumenton përvojat e dëbimit, jetën si refugjatë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe vende të tjera, si dhe procesin e kthimit në Kosovë.
Prezantimi u pasua nga një diskutim i hapur me publikun, i moderuar nga Jeta Xharra, duke krijuar hapësirë për reflektim dhe dialog mbi kujtesën kolektive dhe pasojat afatgjata të luftës.