Adrian Paci

Adrian Paci leu në një familje të njohur shkodrane, i biri i Ferdinandit piktor dhe Brigjildës. Ndahet herët prej të atit, kur ishte ende 7 vjeç. Studimin në  të cilën e nisi më 1987, ku u formua për arte figurative. Më 1992 falë një burse ndjek kursin “Arte e Liturgia” pranë Institutit Beato Angelico në Milano. Më 1995 kthehet në Shqipëri ku do të japi Histori Arti e Estetike në Universitetin e Shkodrës për do kohë. Më 1997 për shkak të trazinrave shpërngulet bashkë me familjen në Milano, ku jeton e punon. Në mërgim zhvillon dialog me një tjetër medium për ndjesitë e tija artistike: videon, duke mos humbur sidoqoftë lidhjen me pikturën dhe fotografinë.

Disa nga ekspozitat e tij janë: “In the Gorges of the Balkans” kuruar nga René Block në Kunsthalle Fridericianum, Kasel, Gjermani (2003); “Neë Video, Neë Europe” kurue nga Hamza Ëalker në Tate Modern, Londër; në Bienalen e Seviljes, Spanjë, kuruar nga Harald Szeemann (2004). Në vitin 2005 ai prezantohet me ekspozitë personale në Moderna Museet në Stokholm dhe në Contemporary Arts Museum në Hjuston. Ndërsa në vitin 2006 me të parën ekspozitë personale italiane në Modena, e cila vjen në pah pas daljes në Biennale-n e 51-të të Venecies. Ndër ekspozitat e mbrame që ia vlejnë të përmenden janë mbajtë në Jeau de Paum, Paris dhe PAC të Milanos në 2013; në Röda Sten Konsthall të Göteborg-ut, Suedi dhe në MAC (fr. Musée d’art contemporain – Muzeu i artit bashkëkohor) të Montrealit. Përfaqësohet nga galeria Kaufmann Repetto në Milano dhe nga gal. Peter Kilchmann e Zyrihut.