Bisedë me Goran Tomasevic – ish fotograf I Reuters

Fotografi serb Goran Tomasheviq, i njohur për punën e tij gjatë luftës në Kosovë në vitet ’90 dhe më vonë për agjencinë “Reuters”, mbajti një diskutim në Reporting House më 23.09.2024. Ai foli për përvojat e tij duke dokumentuar luftën dhe situatat e vështira, si bombardimin e Burgut të Dubravës ku pa rreth 100 viktima dhe dëme të mëdha. Tomasheviq theksoi se nuk kishte parë vrasjet në vetë burg, por vetëm pas bombardimeve, dhe nuk ishte i sigurt kush ishte përgjegjës.

Ai gjithashtu tregoi për prezencën e tij në vendet e bombarduara, si Instituti i Shëndetit Mendor në Shtime, dhe theksoi rëndësinë e fotografisë gjatë luftës, duke thënë se “fotografia është më e rëndësishme se historia”. Tomasheviq ka mbuluar konflikte të mëdha në botë, përfshirë Irakun, Afganistanin dhe Sirinë, dhe ka fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë “Pulitzer”.

Ai ishte fotografi i vetëm që punoi në Kosovë për shtypin ndërkombëtar gjatë luftës dhe ka mbi 30 vite përvojë në fushën e fotografisë së konfliktit dhe ngjarjeve globale.