“Depth Two (Dubina Dva)” – Shfaqje filmi

Më 13 nëntor 2025, në Reporting House u mbajt shfaqja e filmit Depth Two (Dubina Dva).

Dokumentari i regjisorit serb Ognjen Glavonić, i prodhuar nga Non-Aligned Films, Cinéma Defacto dhe Humanitarian Law Center, rikthen në vëmendje një nga krimet më të fshehura të luftës: transportimin e trupave të civilëve shqiptarë nga Kosova në Serbi në vitin 1999.

Mbrëmja rikujtoi domosdoshmërinë e dokumentimit të krimeve të mohuara dhe pasojave të tyre. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen.