Në Reporting House u shfaq dokumentari i nominuar për Oscar War Photographer (2001).
Filmi ofron një portret të thellë të fotografit amerikan të luftës James Nachtwey. Tridhjetë minutat e para e ndjekin nga afër teksa dokumenton pasojat e luftës në Kosovë, duke sjellë pamje të rralla që zbulojnë procesin e tij të punës, dilemat etike dhe peshën emocionale të fotografisë së konfliktit.
Filmi përfshin sekuenca të çmuara nga Krusha e Madhe dhe Gjakova, në një periudhë kur këto zona ishin të mbushura me gazetarë, fotografë dhe ekipe forenzike, mes dëshmive të drejtpërdrejta të pasluftës. Njëkohësisht, ai paraqet edhe një portret të ndjeshëm të një profesionisti të përkushtuar dhe të përmbajtur, i konsideruar si një nga fotografët më të rëndësishëm të luftës së kohës sonë.
Filmi u prezantua me titra në gjuhën shqipe dhe angleze.