Eliza Xharra Anderson

Eliza ka një pasion të madh për historinë dhe politikën prej një kohe të gjatë, kjo është një nga arsyet e shumta që e bëri të vendosë të bëhet vullnetare në Reporting House.

Më parë, Eliza ka qenë vullnetare edhe në një librari, pasi është shumë e interesuar në letërsi. Eliza është në klasën e 10-të dhe shpreson të ndjekë një karrierë në gazetari (politike ose sportive) ose në marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo ka interes për diplomacinë dhe ka marrë pjesë në konferencat “Model United Nations” (MUN) në Kosovë, dhe shpreson të marrë pjesë edhe në konferencat ndërkombëtare MUN.

Eliza ka marrë pjesë në një kamp për ndërtimin e paqes, të organizuar nga TOKA, dhe shpreson të marrë pjesë në më shumë aktivitete të këtij lloji.

Zen Lushtaku

Zen Lushtaku është vullnetar në Reporting House, i lindur më 21 mars 2008 në Prishtinë, me prejardhje nga Prekazi. Ai flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht dhe aktualisht është nxënës i klasës së 12-të të shkollës së mesme në Prishtinë.

Puna si vullnetar për të nuk është vetëm një angazhim personal, por edhe një mision. Zeni synon të tregojë historinë e Kosovës në mënyrë faktike dhe të saktë para vizitorëve, duke e parë këtë si një mundësi për të dëshmuar se edhe rinia e sotme ka interes dhe respekt për të kaluarën e vendit tonë.

Me përkushtimin e tij, Zeni kontribon që memoria historike të ruhet e të përcillet te gjeneratat e ardhshme, duke ndihmuar që e vërteta e Kosovës të prezantohet me dinjitet dhe profesionalizëm.