Punëtori “Roli I mediave gjermane gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, me gazetarën Vjoca Çerkini

Sot mbajtëm trajnimin për të rinjtë, në lidhje me rolin e mediave gjermane gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me gazetaren nga Kosova që punon në Deutsche Welle, Vjosa Çerkini.

Pjesëmarrëset në këtë trajnim patën mundësi që përveç se të dëgjojnë rrëfime nga roli I mediave gjermane përgjatë periudhës së luftës në Kosovë, dhe përvojën personale të Vjosës duke punuar si gazetare nga Kosova në një medium gjerman, të dëgjojnë po ashtu video reportazhet të cilat mediat gjermane si ARD ka ofruar për Reporting House me raportimet nga Kosova në 1998-1999.

Përmes këtyre video materialeve, pjesëmarrëset në trajnim patën mundësi të mbledhin faktet e së kaluarës dhe të përpilojnë lajme të shkurtra duke u bazuar në to. 

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane e cila përkrah BIRN në Kosovë.