Shfaqje Filmi dhe Bisedë: “Nën hijet e Luftës” – film për masakrën e Dubravës

Më 3 korrik 2025, në “Reporting House” u shfaq dokumentari i Eki Rrahmanit dhe Gazi Nelës mbi Masakrën e Dubravës – një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Mbi 150 të pranishëm u prekën thellë nga rrëfimet e të mbijetuarve, që dokumentojnë ekzekutimet e të burgosurve shqiptarë nga forcat serbe në maj 1999.

Filmi përfshin dëshmi të rralla, përfshirë ato të gazetarëve ndërkombëtarë si Jacky Rowland (BBC) dhe aktivistes Natasha Kandiq, që rrëzojnë versionin zyrtar të Serbisë. Rrëfimi emocional i Majlinda Nushit dhe dëshmia e Gent Nushit thelluan ndjeshmërinë e publikut.

Autori Rrahmani theksoi se kjo ngjarje u zgjodh për dokumentar për shkak të përgjegjësisë së qartë shtetërore. Pas filmit, të mbijetuarit ndanë përvojat e tyre me publikun.

“Reporting House” mbetet hapësira ku ruhet dhe dëshmohet e vërteta e luftës në Kosovë.